Astrologia Meri Shehu ka bërë publik parashikimin për ditën e sotme, duke paralajmëruar se dita do të jetë me ritme të shpejta dhe plot energji, por me rrezik të lartë për gabime, vonesa dhe keqkuptime për shkak të ndikimit të Mërkurit në prapavijë.
Meri Shehu shpjegoi se takimi i Mërkurit të kundërt në Shigjetar me Marsin do të bëjë që gjithçka të ndodhë me vrull, duke na bërë të ndjehemi sikur jemi në një garë me kohën.
Megjithatë, pikërisht për shkak të këtij ndikimi, shumë nga gjërat që përpiqemi të rregullojmë “nuk do na dalin siç duam”.
Ajo paralajmëron se: “Mund të hasim vonesa, ngatërresa ose thjesht të harxhojmë gjysmën e ditës kot dhe t’i shtyjmë punët për më vonë. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm, mund të bëjmë ndonjë gafë, ndonjë dëm të vogël apo të kemi ndonjë mosmarrëveshje për shkak të nxitimit apo keqkuptimit.”
Ajo këshilloi që sot duhet ruajtur qetësia dhe durimi.
Ajo paralajmëron gjithashtu shenjat:
Shigjetarët: Sot do e nxjerrin pa frikë të vërtetën. “Do flisni me pasion, me zjarr, pa u menduar shumë për pasojat. Por kujdes fjalët tuaja mund të tingëllojnë më ashpër nga sa mendoni, dhe rrezikoni të keqkuptoheni apo edhe të pendoheni.”
Virgjëreshat, Binjakët dhe Peshqit: Përballen me çështje të vjetra në marrëdhënie, familje apo punë. “Nervat janë në limit, dhe jeni gati të shpërtheni. Edhe kur keni të drejtë, rrezikoni ta humbni nga mënyra si reagoni.”
Në përgjithësi, dita do të jetë plot energji, por kërkon qetësi për të mos përfunduar duke u zhgënjyer.
