SPAK merr të pandehur ish-drejtorin e Burgjeve, Agim Ismaili

Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili është marrë zyrtarisht person në hetim për tentativën e hakërimit të SPAK.

Lajmi u konfirmua nga gazetarja, Klodiana Lala pasi ish-kreu i burgjeve u thirr për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme paraditen e sotme.

Agim Ismaili mbërriti i vetëm në organin e akuzë, ndërsa nuk bëri asnjë koment për mediat.

Gjithashtu ai u thirr për t’u marrë në pyetje në lidhje me tentativën e hakërimit të SPAK edhe me datën 2 Tetor.

Next