Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është zbuluar në qytetin e Shkodrës, ku një i moshuar është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale në një lulishte publike me një grua që, sipas informacioneve , vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ndodhi në një nga hapësirat e gjelbra pranë qendrës së qytetit, në një zonë të frekuentuar nga qytetarët. Pamjet e turpshme u vunë re fillimisht nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët njoftuan redaksinë e emisionit investigativ.
Emisioni transmetoi videon ku i moshuari abuzon me nje nga stolat e lulishtes se qytetit, duke shërbyer si provë e rëndësishme për organet hetimore.
Pamjet janë dorëzuar në polici dhe janë përfshirë në dosjen që tashmë ndodhet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja e përfshirë në ngjarje është person me probleme të shëndetit mendor, e njohur nga banorët e zonës. Dyshohet se ajo nuk ishte në gjendje të jepte pëlqim të vlefshëm për aktin, çka ngre dyshime serioze për abuzim seksual ndaj një personi të pambrojtur, një vepër që parashikon ndëshkim të rëndë sipas ligjit.
Policia e shoqëroi të moshuarin në komisariat, ku ndaj tij po kryhen hetime në bashkëpunim me prokurorinë. Materialet e rastit janë referuar për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa organet e drejtësisë pritet të vendosin në vijim mbi masën e sigurisë.
