E trishtë: Makineria e brumit i tërheq shallin, mbytet gruaja. Arsyeja prekëse pse e mbante në qafë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mëngjes në një furrë buke në Larisa të Greqisë, ku një 49-vjeçare humbi jetën në mënyrë tragjike gjatë punës.

E ndjera, Zoi L., që shihni në foto ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve të rritur – njëra mjeke dhe tjetri zjarrfikës – ndërsa furra ku punonte ishte e saj, raporton noa.al.

E ndjera mbante një shall, i cili u ngatërrua në “plastikën”, një makinë industriale që përdoret për përgatitjen e brumit në çdo furrë buke.

Shallin e tërhoqën cilindrat që rrotullohen me forcë, duke i mbështjellë qafën dhe duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.

“Ishte vetëm në dyqan” – dëshmitë e kolegëve

Kryetari i Shoqatës së Furrtarëve të Larisës, Aleksandros Gkulios, deklaroi se 49-vjeçarja ishte vetëm në momentin e aksidentit dhe se praninë e një personi tjetër mund të kishte shpëtuar jetën e saj.

“Ishte çasti i keq. ‘Plastika’ rrotullohet me shumë forcë, vdekja vjen menjëherë dhe nuk ke kohë të reagosh”, u shpreh ai.

Klienti që e gjeti të pajetë

Një koleg i saj tregoi se një klient gjeti trupin në laboratorin e furrës: “Klienti hyri brenda, dëgjoi makinën duke punuar, por askush nuk përgjigjej. Kur hyri në dhomën e pasme, e gjeti të mbytur nga shalli që i ishte mbështjellë në qafë.”

Po sipas tij, 49-vjeçarja kishte dalë për të pastruar makinën e brumit, por dy cilindrat ishin ende aktivë. Shallin e tërhoqën cilindrat dhe u kthye në lak që i mori jetën.

“Iku shumë padrejtësisht. Ishte një grua e vuajtur që rriti dy fëmijët e saj e vetme. Shumë keq…”, shtoi ai.

Mbante shallin që e mbyti, për shkak të dhimbjeve të qafës

Shalli që mbante në qafë u ngatërrua në makinën e brumit në momentin që po e pastronte. 49-vjeçarja Zoí L. mbante prej vitesh shall rreth qafës, pasi vuante nga problemi në qafë dhe ngrohtësia e tyre e qetësonte.

Prej shumë vitesh, ajo pastronte çdo ditë cilindrin e makinës së brumit, sapo mbaronte bashkë me motrën përgatitjen dhe pjekjen e produkteve të furrës. Ishte një proces që me kalimin e kohës e kryente thuajse mekanikisht. Por dje kjo rutinë e përditshme u kthye në tragjedi, kur shalli iu ngatërrua në cilindër dhe u shndërrua në lak që e mbyti, pasi makina e brumit po punonte në momentin e pastrimit.

“Morën thikën dhe prenë shallin për ta zhbllokuar…”, tregoi një i afërm i 49-vjeçares.

Në një foto të publikuar nga media grekw, shihet një pjesë e shallit të mbetur e ngatërruar te makina e brumit.

Vdekja erdhi nga shtrëngimi i shallit

Ekspertiza mjekoligjore konfirmoi se shalli funksionoi si lak, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme nga mbytja.

E gjeti fqinja që shkonte çdo mëngjes për bukë

Gruan e ndjerë e gjeti një fqinje dhe njëkohësisht kliente e saj, e cila kishte shkuar në furrë për të blerë si çdo ditë simiten e mëngjesit. Gruaja e thirri për disa minuta, por nuk mori përgjigje. Asaj i bëri përshtypje një zë i vazhdueshëm i “zbrazët” që vinte nga makina e brumit dhe kuptoi se diçka e keqe kishte ndodhur.

Ajo doli menjëherë jashtë dhe kërkoi ndihmë. Rrëfimi i saj është tronditës. Sipas saj, kishte parë shumë herë më parë 49-vjeçaren teksa pastronte atë makinë. Madje, pak para tragjedisë, motra e saj ishte bashkë me të në furrë deri rreth 05:40 të mëngjesit, duke përgatitur produktet. Fqinja e gjeti të ndjerën pak pas 06:15.

Në këto pak minuta që gruaja mbeti vetëm, ndodhi aksidenti fatal. “Çdo ditë shkoj në 06:00, por sot u vonova. Po të kisha ardhur më herët, ndoshta do të kisha mundur ta njoftoja dhe mund ta kishim shpëtuar”, tha gruaja e tronditur.

Vdekje tragjike, e njëjtë me fatin e Isadora Duncan

Gruaja e ndjerë – e cila humbi jetën në të njëjtën mënyrë tragjike si balerina e famshme Isadora Duncan, e cila vdiq pasi shalli iu ngatërrua te rrota e makinës – kishte humbur së fundmi edhe nënën e saj.

Hetimet vazhdojnë

Policia po heton rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa komuniteti i vogël i Damasios është në gjendje shoku. 49-vjeçarja përshkruhet si një grua shumë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë.

Next