Detaje të reja janë zbuluar mbi atentatin pranë Rinasit ku humb jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani.
Gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar se dyshon që në atentat ka qenë i përfshirë një rrjet i tërë informatorësh.
“Avioni do të mbërrinte në 1 të mëngjesit dhe mbërriti në 13:00 në Tiranë.
Dyshime të forta që dikush në Barcelonë i tradhtoi, sepse ai që I ka shoqëruar apo I ka ndihmuar e dinte shumë mirë për vonesën.
Kur Shaljani ka bërë pagesën e parkimit, makina e autorëve ka lëvizur, mendoj se aty ka patur informator, por unë mendoj që ka qenë një rrjet informatorësh.
Ata që I kanë vëzhguar kishin informacion të saktë dhe kishin gjithë kohës në sy. Ditën e vrasjes, në 40 minuta nuk ka pasur patrullë policie. Policia është gjendur në afërsi të një universiteti, që është rreth 2 km larg vendngjarjes.
Po hetohet përfshirja e segmenteve shtetërorë dhe si Muçi Shaljani Sheqeri, u gjend duke shoqëruar një emër të botës së krimit si Gilmando Dani, ndërkohë që emërimi i tij në AMP është bërë me dokumente fiktive”, tha ajo.
