IndeksOnline para disa minutash ka raportuar se në lagjen Pejton në Prishtinë, afër ”Ramiz Sadikut” është ngritur alarmi për bombë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka bllokuar të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të zonës, me qëllim të garantimit të sigurisë së qytetarëve.
IndeksOnline është në vendin e ngjarjes dhe deri tani policia nuk ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë ngjarje.
PAMJE:
