Adrian Bajrami vendosi në muajin shtator që të refuzonte ftesat nga Shqipëria, pasi preferonte që të vazhdonte karrierën e tij me Zvicrën.
Qendërmbrojtësi, edhe pse kishte kaluar shumë vite me fanellën kuqezi, mendoi t’i bashkohej Zvicrës duke menduar se kishte shanse më të mëdha aktivizimi atje.
Në muajin e kaluar, në grumbullimin e parë më Zvicrën, ai qëndroi në pankinë dhe pati edhe mundësinë të aktivizohej disa minuta në barazimin pa gola ndaj Sllovenisë.
Por duket se te Zvicra nuk e shohin për momentin si një element të domosdoshëm, edhe pse trajneri Murat Jakin e ka grumbulluar edhe për këto dy ndsesje të fundit.
Në duelin e sotëm ndaj Suedisë, që mund të përcaktojë fatin e kualifikuesve për Zvicrën, lojtari nuk figuron në protokoll, që do të thotë se është dërguar të ndjekë ndeshjen nga tribuna.
Një trajtim të cilin ai e kishte cilësuar të pamerituar për cilësitë e tij te Shqipëria, dhe shkoi ta përjetonte tashmë edhe te Zvicra.
