Kryeministri Edi Rama ka komentuar kreun e PD-së, Sali Berisha gjatë një dëgjese me qytetarët për projekbuxhetin 2026.
Rama u shpreh se është një emër që nuk e përmend prej shumë vitesh, duke shtuar se merret me të kur ka fushatë dhe se është i detyruar për shkak se janë në një arenë.
“Përndryshe se llogaris a është a nuk është realisht”, iu drejtua Kryeministri një pensionisti i cili i përmendi kryedemokratin.
Rama shtoi se Berisha ëshë një e keqe e madhe, që nuk iu është ndarë vendit.
Edi Rama: Përmende dikë që unë nuk ia përmend emrin prej shumë vitesh dhe që merrem me të vetëm kur ka fushatë sepse jam i detyruar, sepse jemi në arenë dhe duhet të merrem, Përndryshe se llogaris a është a nuk është realisht.
Është një e keqe e madhe që nuk iu është ndarë këtij vendi, ajo frymë, një kënetë e madhe, ku ai është bufi i madh, por aty çfarë nuk ka.
