Reperi kanadez Drake ka ndezur reagimet në rrjetet sociale me një seri fotosh të reja, por veçanërisht një imazh ka tërhequr vëmendje të madhe.
Në këtë foto, një grup burrash janë ulur rreth një tavoline pokeri, të veshur me xhaketa të kuqe që mbajnë shqiponjën dykrenare, simbol identifikues i Shqipërisë.
Ndryshe nga fotot e tjera të publikuara, ky imazh ka shkaktuar diskutime mes fansave.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim të Drake me ndonjë artist shqiptar, apo thjesht një zgjedhje e tij në projekte që po realizon.
Reperi po ashtu e ka shoqëruar serinë e fotove me mbishkrimin “Ende diçka personale…”, duke e lënë ende mister projektin e tij.
