Gjysma e formacionit bazë të kuqezinjëve mund të mos luaj në ndeshjet e Play Off-it, ja çfarë thotë Sylvinho

hqipëria është kualifikuar tashmë në play-off, me Anglinë si fituese të grupit që do të shkojë direkt në Botëror ndaj ndeshja e së dielësz në një aspekt nuk ka peshën e rezultatit mbi vete.

Trajneri i kuqezinjve ka dhënë mendimet e tij për këtë ndeshje, duke treguar edhe pritshmërinë që ka për ekipin por edhe për dilemat që ka.

Por mbi të gjitha për 5 lojtarët kryesorë të formacionit, pra 50% e ekipit bazë, rrezikojnë që në ndeshjen me Anglinë të humbasin ndeshjet që kanë më tepër vlerë, ato të Play off-it në muajin mars.

Bëhet fjalë për një rrezik kartonash dhe 5 lojtarët janë Arlind Ajeti, Julian Shehu, Mario Mitaj, Nedim Bajrami dhe Rei Manaj.

“Eshtë e vërtetë dhe jemi në një dilemë shumë të madhe se çfarë do të bëjmë për ndeshjen e së dielës pasi rrezikojmë shumpë, kam folur me Doriva dhe Zabaletën për këtë dhe jemi në dyshime të mëdha.

Nga njëra anë na duhet të mendojmë për ndeshjet e marsit nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se kjo ndeshje e së dielës është kundër Anglisë, skuadrës më të forte në botë. Besoj se do të vendosim disa orë përpara ndeshjes pasi duhet të jemi racional dhe të kujdesshëm”tha Sylvinho.

Next