Përsëritet dhurata romantike për Luana Vjollcës. Moderatorja ka përjetuar një tjetër mëngjes plot surpriza. Siç duket, buqetat me lule janë kthyer në një traditë për të, pasi edhe këtë herë shtëpia e saj është mbushur plot me trëndafila të kuq.
Në një video të publikuar në “InstaStory”, Luana shfaqet e përgatitur për t’u nisur drejt punës, por përballet me një ‘pengesë’ të pazakontë, korridori i apartamentit ishte mbushur i gjithi me buqeta të shumta lulesh. Moderatorja tregon me humor se nuk kishte as ku të hidhte hapin për të kaluar.

Me tone shakaje, ajo iu drejtua dërguesit misterioz duke pyetur: “Si e keni menduar këtë?”, pasi sasia e madhe e trëndafilave i kishte bllokuar rrugën. Ende nuk dihet kush është personi që i ka dërguar dhuratat këtë herë, duke e lënë publikun sërish në kureshtje. Kujtojmë se për ditëlindjen e saj moderatorja u surprizua trëndafila dhe petale, një pamje që bëri xhiron e rrjeteve sociale. Duket se tashmë, djali romantik, ka vendosur që mos ti ndajë surprizat për prezantuesen.
Vetëm pak kohë më parë, ajo u përfol për një lidhje me një djalë të njohur në në qarqet e biznesit. Çifti u kap mat në Paris, ku dhe postuan foto nga i njëjti vend. Por që atëherë, dyshja nuk është parë më bashkë, duke larguar dyshimet për një lidhje. Por tashmë, që moderatorja rrethohet sërish me lule, na shton bindjen se në fakt, djaloshi në fjalë, fshihet pas gjesteve romantike dhe të kushtueshme. E natyrisht që vetë Luana do të preferojë të mos flasë për këtë raport, duke preferuar që të lërë sa më shumë pikëpyetje për jetën e saj private. Ajo që dimë me siguri, është fakti se ajo dhe Krenari, nuk janë ndarë aspak mirë bashkë.
Luana Vjollca dhe ish-partneri i saj, biznesmeni Krenar Çoçaj, të cilët nuk folën publikisht për ndarjen, po komunikojnë me njëri-tjetrin përmes postimeve në rrjetet sociale. Pak kohë më parë, Luana publikoi një foto të një shisheje vodka, të njëjtën që Krenari kishte shpërndarë më herët, duke e shoqëruar me mbishkrimin “Mine” (i imi). Ky veprim u interpretua nga ndjekësit si një mesazh i koduar për ish-partnerin, i cili tashmë është në një lidhje me Endi Demnerin.
Vetëm disa orë më pas, Krenari reagoi me një “story” ku vendosi një këngë me tekstin: “Veprimet e tua po keqkuptohen, e di që tensioni po rritet, shumë njerëz të vdekur për mua, marrin ende frymë”. Ky shkëmbim postimesh është parë nga fansat si një mënyrë e çiftit për të dërguar mesazhe pas ndarjes së tyre. Por duket se pas Krenarit, edhe Luana po rindërton jetën e saj sentimentale, me një djalosh, në dukje shumë romantik.
/Gazeta Panorama
Beta feature
