Zbardhen detaje te reja nga dosja e supervizimit të tunelit të Llogarase, ku komunikimet mes inxhinierit grek Ioannis Kirkinezis dhe ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberit ekspozojnë paracaktimin e tenderit.
Hetimi i SPAK zbuloi se ‘Net Group’ i Valter Begaj dhe ‘Hill Internacional V.N.’ i Kirkinezis kanë ndryshuar 98% të stafit që do të mbikëqyrte punimet. Pjesa më e madhe e stafit të paraqitur Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ngritur nga Sekretaria e Përgjithshme e Belinda Ballukut, u ndryshua menjëherë pas fitimit të tenderit.
‘Ne jemi në këtë projekt për shkakun tënd dhe për ty. Thjesht më trego çfarë të bëj, dhe unë do të ndjek plotësisht këshillat e tua…’
Ky është vetëm një nga shumë mesazhet e dërguara përmes aplikacionit ‘Signal’ nga inxhinieri grek Ioannis Kirkinezis tek ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi. Në muajin maj 2022, ai i ankohej Berberit se punët nuk po shkonin mirë.
Greku i kompanisë ‘Hill Internacional V. N.’, përmes mesazheve në telefon, i kujtonte Berberit se në lojën e mbikëqyrjes së punimeve të Tunelit të Llogarasë ishte futur një zyrtar i ARRSH-së. Për këtë arsye, Berberi duhej të theksonte rëndësinë dhe domethënien e punës, pasi firma zbatuese që ndërtonte tunelin nuk po i përmbahej projektit fillestar në terren.
Sipas dosjes të siguruar nga gazetari Elton Qyno, më 29 korrik 2022, ora 18:22, Ioannis Kirkinezis i dërgon Evis Berberit mesazhin:
‘…Përshëndetje Evis, gjërat po bëhen përditë e më keq me projektin. Do ta dërgoj që ta shohësh me sytë e tu dhe shiko shënimet e liderit të ekipit tonë…’
Por pavarësisht pakënaqësive dhe vështirësive në terren, Kirkinezis dhe ortaku i tij shqiptar, Valter Begaj, kishin falsifikuar një seri kontratash punësimesh me qëllim fitimin e tenderit prej 2 milion eurosh nga ministria e Belinda Ballukut.
Të tjerë inxhinierë u lidhën me kontrata pune, dhe punonjës që paguheshin 500-700 mijë lekë të vjetra në muaj u caktuan për mbikëqyrjen e punimeve të tunelit.
Sipas dosjes hetimore, nga verifikimi i ‘Raporteve mujore’ të mbikëqyrësit, komunikimeve me email gjatë fazës së zbatimit, si dhe deklarimeve të personave të përfshirë, rezulton se specialistët e angazhuar në zbatim të kontratës ishin të tjere persona nga ata që ishin në kontratën me Ministrinë e Infrastrukturës dhe dokumentacionit të procedurës së prokurimit, siç duket dhe ne listën e mëposhtme.
Sipas dosjes së SPAK, me përjashtim të specialistëve Ervin Doçaj dhe Theodoros Kefalas (ky i fundit për një periudhë të caktuar), i gjithë stafi tjetër ishte i ndryshëm.
Ministria e Infrastrukturës, e drejtuar nga Belinda Balluku, nuk verifikoi dokumentet e tenderit dhe prezencën në terren të punonjësve. Anëtarët e KVO-së mbyllën sytë, duke pranuar dokumente të falsifikuara nga ‘Net Group’ dhe ‘Hill Internacional V. N.’, të cilët, pasi fituan tenderin e supervizimit, përmbysën 98% të stafit të specialistëve të deklaruar për mbikëqyrjen e punimeve.
STAFI QE MBIKQYRI PUNIMET:
Andreas Milioulis
Altin Parllaku
Aris Bletsas
Elina Valeva Kousina
Endri Stafa
Enerti Begaj
Enton Bani
Eridion Disha
Ermir Çupi
Ervin Doçaj
Genci Azizaj
Ilias Michalis
Ilir Troqe
Ioannis Sigalas
Lulëzim Orana
Theodors Kefalas
Tomorr Spahiu
STAFI QË ISHTE NË LETRAT E KONRATES PER MBIKQYRJEN E PUNIMEVE:
Theodoros Kefalas
Angelos Maridakis
Eleftherios Malandrakis
Valter Begaj
Konstantinos Blathras ose Luljeta Kuçi
Christina Mavroeidi
Burhan Demneri
George Aleiftiras ose Gergji Kotori
George Papaioannou ose Meri Lumi
Isa Harizi ose Shqiponja Civici
Ervin Doçaj ose Fatjona Levani
Ilirian Kokalari
Indrit Shamata ose Gjergji Bezati
Damianos Papadopoulos
Endrit Çeli
Erion Lami ose Chrysoula Sideri
George Gkrintzos ose Luca Falasca
