Në harkun e dy ditëve, emri i sulmuesit të Kombëtares Armando Broja është bërë temë diskutimi nga legjendat e futbollit shqiptar, analistët dhe gazetarët.
Kjo për shkakun e rendimentit në fushë të 24-vjeçarit, gjendjes së vështirë emocionale, e shoqëruar me lotë, pa anashkaluar sjelljen arrogante ndaj tifozëve. U nevojit këmbëngulja e mbrojtësit Elseid Hysajt që Broja të përshëndeste tifozët.
Gazetari sportiv Kristi Sejatllari në rrjetet sociale ka publikuar pamjen kur Armando Broja në fushë, gjatë stërvitjes, i kërkon falje shokëve të ekipit, “sinjal” reflektimi.
Na mbetet të presim nëse trajneri Sylvinho do e “falë” nesër, në lidhje me minutazhin kundër Anglisë.
