Në prag të ndeshjes me Anglinë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj është surprizuar nga prindërit e tij.
Ata kanë vendosur të vizitojnë qytetin e Mitrovicës në Kosovë, teksa nuk kanë hezituar të pozojnë pranë murales ikonike, ku Manaj feston me shqiponjë golin e fitores ndaj Serbisë në Leskovc.
Bomberi lushnjar nuk ka ngurruar ta postojë këtë imazh në “story”-in e “Instagramit”.
Vetë Rey Manaj ka një simpati të veçantë për Kosovën dhe përfaqësuesen “Daradane”, ku në prononcimin pas fitores me Andorrën, shprehu dëshirën që edhe Kosova të jetë pjesë e fazës “play-off” për “Botërorin 2026”.

