Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën e Astirit.
Sipas informacioneve të para, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësja, policia dhe ambulanca.
Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por pritet që autoritetet të zbulojnë ngjarjen e plotë.
