Rama/ Diella do të marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë

Screenshot

Kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për gazetarin Bruno Vespa, ka folur për ministren virtuale “Diella”.

Rama bëri të ditur se në muajt e ardhshëm Diella do të marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë.

Kryeministri nuk kurseu as batutat me gazetarin, ku i tha se ndoshta Diellën mund ta çonte dhe në emisionin e tij për një intervistë.

“Po, sidomos për këtë. Diella, siç e thatë ju, është një produkt i inteligjencës artificiale. Është një anëtar i qeverisë. Në muajt e ardhshëm do marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë. Më tej, ndoshta në fund të pranverës, mund ta sjellim edhe në ‘Porta a Porta’ për të bërë një intervistë me ju”, deklaroi Rama.

Next