Shqipëria dhe Anglia do të mbyllin fushatën kualifikuese në Grupin K, pikërisht nesër. Të dyja përfaqësueset do të masin forcat në stadiumin “Air Albania”.
Ky takim i gjen pa presion kuqezinjtë, pasi siguruan fazën “play off”. Ekspertët e basteve dhe statistikave kanë thënë fjalën e tyre.
Fitorja e Shqipërisë kuotohet 8, ndërsa në anën tjetër Anglia ka koeficientin 1.4. Barazimi është me kuotën mesatare 4.7.
Statistikat ndërkohë i japin 14% mundësi Shqipërisë për një fitore. Anglia dukshëm favorite është me 67% mundësi. Në anën tjetër barazimit i është vendosur 19% mundësi në bazë të situatës aktuale.

