U qëllua me 10 plumba në atentatin e Rinasit, ndërron jetë në spital efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani

Muçi Shaljani ka ndërruar jetë 5 ditë pas atentatit mesditën e 11 nëntorit pranë Aeroportit të Rinasit. Ai ndodhej në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga breshëria e plumbave i vdekur në vend mbeti Gilmando Dani, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja, bashkë me Shaljanin.

Njoftimi i policise:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës.

Next