Policia ka sqaruar ngjarjen me të shtëna armësh sonte në hyrje të Koplikut.
Siç bëhet me dije nga policia e shtetit, një 42 vjeçar është goditur me sende të forta nga disa persona në hyrje të Koplikut. Personi i dëmtuar është Edison Tirana, 42 vjeç, i cili u paraqit në spital me plagë në kokë dhe në trup.
Më pas, gjatë konfliktit agresorët kanë qëlluar edhe me armë zjarri në drejtim të automjetit të 42-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.
42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit .
