Një punëtor me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Greqi pas një aksidenti në punë.
Sipas mediave greke 45-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije po bënte disa punime në çatinë e një shtëpie në zonën Mytilene kur ra, në rrethana ende të papërcaktuara, nga një lartësi e madhe në tokë dhe për pasojë humbi jetën
Shqiptari si punë të përditshme kishte punën në një restorant, ndërsa shumë herë punonte edhe një punë të dytë, si ajo gjatë të cilës humbi edhe jetën, për të plotësuar të ardhurat e tij.
Qendra e Punës së zonës ku ndodhi aksidenti lëshoi një deklaratë duke dënuar aksidentin dhe duke bërë thirrje për një tubim proteste sot, të dielën, në orën 12:00 në Sheshin Sappho.
Në deklaratën e saj, Qendra e Punës thekson se “pagat e ulëta, saktësia në orar dhe kostoja e lartë e jetesës detyrojnë mijëra punëtorë të punojnë në punë të dyta dhe të treta”.
Një punëtor me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Greqi pas një aksidenti në punë.
Sipas mediave greke 45-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije po bënte disa punime në çatinë e një shtëpie në zonën Mytilene kur ra, në rrethana ende të papërcaktuara, nga një lartësi e madhe në tokë dhe për pasojë humbi jetën.