Dhjetë persona u arrestuan dhe një rrjet trafikantësh droge në aksin Itali-Spanjë u shkatërrua.
Policia shtetërore në Busto Arsizio kreu një operacion të madh në mesjavë, ndërsa dalin në pah detaje të reja nga skema dhe rolet e të arrestuarve. Organizata drejtohej nga shqiptarët, por kishte pjesë të saj edhe vendas apo ekstrakomunitarë.
Nga hetimet rezulton se pjesa kryesore e mallin shpërndahej nëpër restorante dhe lokale, sidomos në ato luksoze.
Oficerët gjithashtu sekuestruan një sasi të madhe narkotikësh. Operacioni, rezultat i një hetimi që zgjati afërsisht dy vjet, shkatërroi një rrjet kriminal që vepronte midis Italisë dhe Spanjës, me pasoja në provincat e Vareses dhe Milanos.

Në pranga ranë 7 shqiptarë dhe një italian në provincat e Varese, Pavia, Monza dhe Aosta. Gjithashtu mes të arrestuarve është edhe një grua rumune.
Gjatë kontrolleve, rumunes që jetonte në zonën e Alto Milanese, iu kapën 1.25 kilogramë hashash të ndarë në 13 blloqe, 155 gramë kokainë, 36 gramë marijuanë dhe 24 gramë heroinë, si dhe materiale paketimi.
Një tjetër arrestim u bë në Aosta, ku një shtetas shqiptar fshihte 650 gramë kokainë, 100 gramë hashash, peshore precize dhe 5,000 euro para të gatshme në shtëpinë e tij.

Hetimi, i nisur afërsisht dy vjet më parë nga Stacioni i Policisë Busto Arsizio, rrjedh nga hetime të thella të kryera pas pazareve të kokainës të bëra nga disa shitës midis Busto Garolfo dhe Busto Arsizio.
Këto hetime çuan në identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të vendosur në të gjithë zonën dhe në kontakt të ngushtë, secili me automjete të regjistruara në emër të të tjerëve, shtëpi “mbështetëse” të përdorura si laboratorë për përgatitjen e drogës dhe disa restorante që shërbejnë si pika kyçe për trafikun e drogës, përfshirë një në provincën e Milanos, të menaxhuar nga gruaja rumune e arrestuar.
Gjatë hetimit, hetuesit zbuluan tranzitin e një ngarkese të konsiderueshme kokaine nga Spanja në Itali, duke përdorur një automjet të rëndë spanjoll, informon media italiane.
Ata arrestuan gjithashtu dy anëtarë të bandës kriminale, një shqiptar dhe një italian, të cilëve iu gjetën 240 gramë kokainë të ndarë në doza dhe një bllok prej 504 gramë kokainë.

