Largimi i papritur nga Kombëtarja, trajneri: Për arsye familjare!

Ish ndihmës-trajneri i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi ka folur për emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH. Shkodrani ka zbuluar bisedën me Sylvinhon para largimit të tij të papritur.

Salihi shpjegoi se largimi ka ndodhur për arsye personale, teksa zbuloi se ka lënë një amanet për trajnerin brazilian. Ai shtoi se pret Kombëtaren në SHBA dhe se shpreson te kualifikimi në Botëror.

Kristo Thoma: Çfarë ke bërë aty ndonjë magji, për këto rezultate që të afrosh Kombëtaren aty, ndonjë lutje të veçantë?

Hamdi Salihi: Unë lashë një porosi kur ika, u thashë që për arsye familjare s’mund të vazhdoj më, të jem pjesë e stafit, më duhet një pauz. Por u pres në Amerikë u thashë. Shpresoj që kjo porosi, amanet të realizohet, këtu jam i pres akoma.

Kujtojmë se shkodrani e ushtron ende profesionin e trajnerit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai jep ndihmën e tij në seleksionimet e talentëve shqiptarë përtej oqeanit.

Next