Javën e ardhshme nis “Big Brother VIP Kosova”. Një format ky shumë i dashur për publikun, që një audiencë të madhe ka edhe në publikun shqiptar.
Të përfolur gjerësisht janë një sërë emrash të ekranit nga bota e muzikës e deri tek sporti. Hygerta Sako, moderatorja e sportit është një prej personazheve më të përfolur në rrjet.
Alba Pollozhani është një tjetër personazh i përfolur së fundmi në media, kryesisht për pjesëmarrjen e saj në një tjetër “realityshow” dhe lidhjen me Lim Hotin. Getoar Selimi përflitet se do të jetë pjesë si dhe këngëtari Mentor Haziri.
Brikena Selmani, Miss Kosova është pjesë e listës, por për të gjithë ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e tyre.
Emrat e tjerë të përfolur janë edhe Benita Zena, Shkurta Haxhia, Astrit Stafa, Londrimi, Igballe Huduti, Sasa Hoda, Mentor Haziri, Diamant, Kushtrim Kelani, Toney, Ibro Deli, Brikena, Nailir Piri.
Mbetet për t’u parë, se cili prej këtyre personaliteteve do të hyjë në shtëpinë e “Big Brother” mbrëmjen e parë, duke nisur kështu garën për çmimin e madh. Ndërkohë që edhe këtë vit, drejtimi i është besuar Alaudinit dhe Jonidës. Do të na duhet të presim edhe pak, për të parë sesi do të shkojnë dinamikat e këtij edicionit.
