Radio Televizioni i Serbisë: Një grup shqiptarësh sulmuan bazën ushtarake serbe në Bujanoc, vranë një qen

Radio Televizioni i Serbisë pretendon se “një grup i maskuar shqiptarësh” kanë sulmuar pjesëtarë të Ushtrisë Serbe sot rreth orës 15:00 në zonën e bazës “Debela Glava”, e cila ndodhet në komunën e Bujanocit pranë kufirit midis Kosovës dhe Serbisë.

Shërbimi Publik i Medias i Serbisë citon “burime jozyrtare” dhe raporton se një grup i armatosur shqiptarësh në rrëzë të kodrës qëlloi 15 herë në drejtim të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe, dhe me atë rast një qen që ndodhej në afërsi të menjëhershme u godit.

Sulmuesit më pas ikën në drejtim të Kosovës me gjashtë xhipa, thotë RTS.

Baza “Debela Glava” ndodhet në Zonën e Sigurisë Tokësore (ZS) midis Serbisë dhe Kosovës, e cila u krijua me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake të vitit 1999, në një sipërfaqe prej 1,471 kilometrash katrorë.

Asnjë nga këto pretendime nuk është konfirmuar.

Next