Rama: Në Shqipëri nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro!

Kryeministri Edi Rama foli këtë të dielë, më 16 nëntor, për zhvillimet më të rëndësishme ekonomike dhe sociale të vendit në episodin e gjashtë të sezonit të pestë të podcastit “FLASIM”. Ai theksoi disa lajme të javës, që sipas tij shënojnë një përparim të dukshëm për qytetarët shqiptarë.

Një nga njoftimet kryesore ishte rritja e pensioneve, ku pensioni mesatar për qytetarët urban “arrin në 400 euro, ndërsa ai rural shkon në 180 euro”.

Rama theksoi gjithashtu rritjen e pagave, një proces që sipas tij është i shtrirë në të gjithë sektorët. Theksi më i madh, tha ai, është në rritjen e pagës minimale, e cila do të sigurohet ligjërisht në parlament dhe do të jetë të paktën 500 euro në muaj duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm.

“Po ashtu lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për rritjen e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale, nga janari i vitit që vjen, ku ligji që do të kalojë në parlament, të sanksionojë se në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro.”, tha Rama.

Një tjetër zhvillim pozitiv për kryeministrin është hapja e grupkapitullit të fundit të negociatave më 17 nëntor, një hap kyç në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Lajmi është në përditësim…

Next