“Sot më në fund mund të hedh gjithçka në kosh”, Silvinjo pas mbylljes së grupit: Kjo skuadër e play-off është vetëm e …

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka përgëzuar futbollistët e tij për paraqitjen ndaj Anglisë, ndonëse nuk dolën me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë. Jam krenar për të gjithë djemtë, ata janë një skuadër shumë e fortë. Janë nivel i ndryshëm, ata përgatiten për të bërë gjysmëfinale apo finale Botërori. Por jam krenar, kemi bërë 70 minuta shumë të fortë, jo si të barabartë, se ata janë shumë të fortë, por kemi bërë 70 minuta shumë të mirë.

Është e vërtetë që puna e stafit është shumë e mirë, skuadra po rritet dhe ka bërë një gjë të padëgjuar duke shkuar në play-off. Vendi e meriton dhe sforco është bërë nga djemtë. Sa i përket rritjes, ekipi është rritur, por edhe Anglia është rritur. Trajneri Tuhel e ka marrë ekipin në mars dhe e sheh që janë përmirësuar, nuk kanë pësuar asnjë gol. Por ne jemi përmirësuar e rritur shumë.

Nuk është se nuk reaguam pas golit, ata nuk të lejojnë. Është një ekip i fortë, nuk të lejojnë të kalosh, nëse i hap lojën të bëjnë 4 gola. Në 10 minuta të vrasin, të bëjnë 3-4 gola, e kemi parë në disa ekipe. Ata të vrasin, isha shumë i shqetësuar në të dy ndeshjet, në Londër e këtu. Jam krenar, lojtarët nuk i lejuan. Nuk është se nuk kishte reagim, nuk ta lejojnë, janë dukshëm më të fortë.

Marsi? Kemi shortin, të shohim kush është. Pastaj janë për t’u përballuar, krenarë që shkojmë në play-off, i padëgjuar, shumë e mirë. Por nuk e di, të shohim në short, nuk kemi çfarë të bëjmë. Për ne kalon koha shumë shpejt, sa më shumë luan një lojtar, është në formë, ndoshta mund të vijnë në mars në gjendje të mirë.
Jam dakord që kemi ekipin në dorë, por jam dakord që kemi pasur një moment vështirësie për t’u rikuperuar. Unë kam thënë në kualifikimin e Europianit, trajnerë të tjerë më parë kanë bërë një punë të mirë. Unë në një vit e gjysmë me gjithë stafin e kam ndarë me ta. Kjo skuadër tani jo, kjo e kualifikimit në play-off. Kjo është skuadra ime, e Dorti dhe Pablos. Kemi një vit e gjysmë, ne kemi bërë ndryshime, lojtarë të rinj, pozicione të ndryshme. Vetëm duhet kujtuar, që për të rindërtuar ekipin, ishte e vështirë. Por që nga Letonia në shtëpi, ekipi nisi të reagonte mirë dhe është përmirësuar shumë.

Kundërshtarët? Do të shkojmë në Britaninë e Madhe, ka shumë nga atje, përqindja më e madhe. Skuadrat nuk i njoh, deri më sot njoh Anglinë, Andorrën, Serbinë dhe Letoninë. Sot më në fund mund të hedh gjithçka në kosh dhe të nis një proces tjetër.

Broja? Futbollisti nuk është kurrë një problem, gjithmonë një zgjidhje,. Janë protagonistë, futen, kush është në formë luan, nëse jo, jo. Unë jam trajneri dhe do të bëj zgjedhjet. Dëmtimi? Nuk e di, dëgjova pak ekipin, i komplimentova. Jo vetëm për ndeshjen, por edhe kualifikimet, kanë bërë një punë të shkëlqyer. Kemi pësuar 5 gola, 4 nga Anglia e 1 nga Letonia. Do të flas me doktorin, ndoshta nuk është asgjë, kur të kthehet në klub, të stërvitet e luajë”, tha Silvinjo për “SuperSport” pas ndeshjes./panoramasport

Next