Në Afrikë ka shpërthyer një virus i ri që po alarmon autoritetet e shëndetësisë.
Etiopia ka konfirmuar raste të virusit vdekjeprurës Marburg në pjesën jugore të vendit, sipas Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC). Virusi Marburg është një nga patogjenët më vdekjeprurës të njohur.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, etiopiani Tedros Adhanom Ghebreyesus, konfirmoi të premten se të paktën nëntë raste ishin identifikuar në pjesën jugore të Etiopisë, dy ditë pasi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Afrikës (CDC) u njoftuan për një virus të dyshuar hemorragjik në rajon.
Ai shtoi se lloji i virusit të identifikuar tregonte ngjashmëri me ato të identifikuara më parë në Afrikën Lindore. Ghebreyesus tha gjithashtu se autoritetet shëndetësore etiopiane vepruan shpejt për të konfirmuar dhe për të përmbajtur shpërthimin në Jinka.
Ashtu si Ebola, ajo shkakton gjakderdhje të rëndë, ethe, të vjella dhe diarre dhe ka një periudhë inkubacioni prej 21 ditësh. Ashtu si Ebola, ajo transmetohet nëpërmjet kontaktit me lëngjet trupore dhe ka një shkallë vdekshmërie midis 25% dhe 80% .
Nuk ka vaksinë ose trajtim të miratuar për virusin . Megjithatë, trajtimi i simptomave, për shembull me serum, mund të rrisë shanset e mbijetesës.
Një shpërthim i virusit vrau 10 persona në Tanzani në janar, përpara se të përfundonte në mars. Ruanda njoftoi në dhjetor 2024 se kishte eliminuar shpërthimin e parë të njohur të Marburgut, i cili kishte vrarë 15 persona.
