ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

Shqipëria ka mbyllur grupin e kualifikuesve të Botërorit 2026 duke siguruar kualifikimin në play-off për herë të parë në histori. Një rrugëtim, vazhdimin e të cilit do ta mësojë në shortin që hidhet të enjten.

Tashmë, pas rezultateve të sotme, Shqipëria di edhe se në cilën vazo do të jetë në short. Kuqezinjve u duhej një rezultat pozitiv ndaj Anglisë për të kaluar përsëri Irlandën në renditje, por nuk e bëri një gjë të tillë.

Njëkohësisht, Ukraina mundi Islandën dhe i mori vendin e dytë në grupin kualifikues.

Kësisoj, për Shqipërinë tashmë bëhet zyrtare prania në vazon e tretë në play-off dhe i mbetet vetëm të njohë emrat që do të ketë përballë në varësi të ndeshjeve që do të luhen në ditët në vijim pasi ka dilema për disa skuadra.

Sido që të jetë, ndeshja e parë e play-off për Shqipërinë, do të jetë në transfertë në bazë të formulës së paracaktuar.

Next