Arben Ahmetaj/ Vëllai i Veliajt, kontratë miliona euro me …

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se bashkëshortja e tij është larguar me ceremoni nga kompania One, duke i drejtuar gishtin për këtë kryeministrit Rama.

Në një dalje televizive, Ahmetaj tha se vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj ka kontratë me miliona euro me kompaninë One.

“Unë nuk merrem me familjet e prokurorëve. Unë i referohem genocidit të familjes sime. Është marrë me motrën time, me kunatën, me ish-gruan, me gruan. Gruaja ime është hequr nga puna.

Ed rama të gjithë këtyre që u qan hallin ju lë nga një burim financiar gruaja ime ka ikur me ceremoni nga One se prishte figurën.

Vëllai i Velisë ka kontrtaë me miliona euro me One ia ka lënë me dhunë Ed Rama.

A ka hetuar njeri se cilat janë kompanitë nënkontraktore të inceneratorëve. Ia kanë ngjeshur Lefter Kokës”, tha ndër të tjera Ahmetaj.

Next