Ylber Ramadani u kthye të luante si titullar për Shqipërinë pas një kohe të gjatë. Ai ishte një nga lojtarët që vrapoi më shumë në ndeshjen me Anglinë. Mesfushori deklaroi se i vjen keq për golin e parë të pësuar, por treguan që mund të përballen me çdo kundërshtar në “play-off”.
“Më vjen keq sepse për 75 minuta kemi luajtur në një nivel shumë të njëjtë, besoj kemi qenë aty-aty. Arbëri duhej ta bënte gol para Anglisë, e morëm një gol naiv që më dhemb shumë, aty u prishën ekuilibrat e lojës. Jemi shumë të kënaqur, kemi bërë një rrugë shumë të mirë dhe jemi në play-off, të shfrytëzojmë këtë mundësi. Sot treguam që mund të luajmë kundër çdo kundërshtari në play-off. Europianin e kam arritur, por dua edhe Botërorin me Shqipërinë si të gjithë lojtarët, shpresojmë që ta arrijmë”, tha Ramadani për mikrofonat e FSHF-së.
