Berishës i komunikohet në SPAK thirrja për dosjen e 21 Janarit! Ish-kryeministri: Më kanë ftuar dhe do dëshmoj! Ja kur pritet të paraqitet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zbuluar se mori në SPAK, ku u paraqit për zbatimin e masës detyrim paraqitje për çështjen “Partizani”, fletëthirrjen për të dëshmuar në lidhje me dosjen e 21 Janarit.

“Në këtë hetim më ftuar dhe unë do të vij do të dëshmoj”, u shpreh Berisha para Prokurorisë së Posaçme.

I pyetur nga gazetarët nëse është e premtja dita kur do të paraqitet në ambientet e SPAK për 21 Janarin, ish-kryeministri la të nënkuptohej që po, por pa zbuluar orën.

“Ja e shikoni ata njoftojnë përpara gazetarët se sa mua”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga deklarata:

Berisha: Në këtë hetim më ftuar dhe unë do të vij do të dëshmoj.

Çfarë date ju caktuan

Berisha: Këtë do ta mësoni, kini durim

Mos është të premten z, Berisha?

Berisha: Urdhëroni?

Zakonisht të premten ju kanë thirrur

Berisha: Ja e shikoni ata njoftojnë përpara gazetarët se sa mua

U bë hamendeshim, mos është të premten

Next