E bujshme/ Gazetari gjerman: Barcelona dhe Bayern kërkojnë sulmuesin e talentuar shqiptar

Barcelona, Bayern Munchen dhe disa klube të Premierligës janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit dardan.

Megjithatë, sipas gazetarit gjerman, Florian Plettenberg, klubi gjerman tashmë ka nisur bisedimet për Fisnik Asllanin.

“Bayerni është i interesuar për Fisnik Asllanin, me bisedimet që kanë nisur. Nga klubi janë shumë të impresionuar me zhvillimin e tij kohëve të fundit”, thuhet në raportimin e gazetarit.

Asllani ka një klauzolë në kontratën e tij me Hoffenheim, që do të hyjë në fuqi nga vera e ardhshme.

Këtë sezon, 23-vjeçari ka shënuar tetë gola me klub dhe kombëtare, teksa ka dhuruar edhe tri asistime.

Next