Festë me tortë e verë në Bruksel, Rama surprizon Marta Kos dhe ministren daneze! Kryeministri: Do të ishte e padrejtë të fryja qiririn pa…

Shqipëria hapi sot edhe grupkapitujt e fundit të negociatave me Bashkimin Evropian. Në fund të fjalimeve, kryeministri Rama, komisionerja Marta Kos dhe ministrja e Jashtme e Danimarkës, Marie Bjerre festuan me tortën me numrin 6 që tregon hapjen e 6 grupkapitujve.

Po ashtu, kryeministri Rama surprozoi dy zyrtaret e larta të BE me nga një shishe verë me një skicim të realizuar nga vetë kreu i qeverisë.

Marta Kos: Mund të hamë dhe tortën, duhet të festojmë edhe më shumë. 6 kapituj të hapur është diçka për tu kremtuar. Urime Shqipëri.

Edi Rama: Marta kur vjen fjala për grup kapituj, kapituj e piketa mund të na habisni, por kur bëhet fjalë për dhurata dhe ëmbëlsira nuk e bëni dot. Nuk është e orkestruar. Kjo është verë autoktone shqiptare me etiketën e skicuar prej meje. Një është për ju dhe tjetra për Marinë.

Kjo është për mua, sepse unë jam mbi 6 vjet. Do të ishte e padrejtë që të fryja qiririn pa Majlindën dhe Adean.

“Tani na duhet dora e një viknigu për ta prerë”, tha me batuta Rama

Next