Sot opozita zbret në protestë para kryeministrisë. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se hapi i parë do të jetë kërkimi i dorëheqjes së Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Berisha tha se protesta që nis sot ka synim krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që sic tha ai me “Ramën shqiptarët nuk votojnë të lirë”.
“Sot populli opozitar inauguron fillimin e foltores së parlamentit qytetar para ndërtesës së kryeministrisë me kërkesën e prerë dhe të vetme, dorëheqjen e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut si hapi i parë për të ecur drejt një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kjo protestë thirret në kushtet kur opozita bëri gjithçka për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, por qeveria bëri gjithçka për të shndërruar procesin në një farsë të shëmtuar zgjedhore.
Nisja e stinës së protestave mund të ishte më i hershëm, por këtë fillimi e diktoi një kompleks rrethanash”, tha Sali Berisha.
Pjese nga fjala e Berishe
Sot, populli opozitar inauguron fillimin e foltores së parlamentit parlamentaro-qytetar para ndërtesës së kryeministrisë me kërkesën e prerë dhe të vetme, dorëheqjen e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut si hapi i parë për të ecur drejt një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kjo protestë thirret në kushtet kur opozita bëri gjithçka për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
Por qeveria bëri gjithçka për të shndërruar procesin zgjedhor në një farsë të shëmtuar zgjedhore.
Duke u faktuar kështu shqiptarëve dhe botës se shpresë për ndryshimin e pushtetit me votën e lirë nuk ka për sa kohë Edi Rama të jetë kryeministër.
Fillimi apo çelja e siparit të stinës së pandërprerë të protestave mund të ishte më i hershëm, por këtë fillim e diktoi një kompleks rrethanash.
E vërteta është se sot çdo shqiptar që do, që ka ideal votën e lirë dhe do të lutojë për votën e lirë, ka në duart e veta dokumente të pakundërshtueshme kombëtare dhe ndërkombëtare se provojnë se Edi Rama zhvillon farsë dhe jo zgjedhje.
Pra, opozita ia doli me përkushtim dhe e vendosur të mbrojë në kuptimin ligjor votën e shqiptarëve. Në kuptimin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar.
Rikthimi i saj është në duart e qytetarëve shqiptarë, reagimit të tyre, luftës së tyre, betejës së tyre për rikthimin e votës së lirë.
PD do bëjë gjithçka në këtë betejë të vështirë.
Do përballet dhëmb për dhëmb me qeverinë e krimit, drogës.
Do bëjë çdo përpjekje për të rikthyer në Shqipëri votën e lirë.
