“I kam paralajmëruar”, Ahmetaj hedh bombën: Janë zhdukur VKM-të e inceneratorit të Tiranës, unë kam kopjet origjinale

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i ftuar në një emision teeleviziv deklaroi se për aferën e inceneratorit të Tiranës po tentohet të fshihen dokumente madje janë hequr edhe VKM-të nga 2021 e më herët.

Ahmetaj tha se gabimi më i madh i jetës së tij është besimi te kryeministri Edi Rama.

“Gabimi më i madh që kam bërë është besimi te Edi Rama.

Le të vijnë vërdallë lesh kanë për të gjetur, nuk i kam bërë ato që thotë Elvin Gokaj dhe Altin Dumani. Elvin mos i përdor për garën për kre të SPAK, ato që i kam bërë i them vetë. Më thonë po ti pse nuk ke luftuar. Kam luftuar.

Kam luftuar për kanabisin por kam kundërshtuar TVSH, kam kundërshtuar inceneratorin e Tiranës. Kanë tentuar të zhdukin letrat. Futuni dhe shihni a janë VKM e para 2021?

I kam marrë të gjitha me USB me kopje. Nuk merrem me prokurorin siç merret ai me mua, prokurorin tim në Veting e kanë kthyer në shkollë.

Ka zero transaksion, kanë kërkuar në Austri, Zvicër, Greqi”, deklaroi Ahmetaj.

Next