Kritikohet pas fitores me Shqipërinë, ja kush i del në mbrojtje Bellingamit

Xhud Bellingam u përzgjodh si lojtari i ndeshjes me Shqipërinë, nga tifozët e Anglisë. Ylli i Realit megjithatë është sulmuar nga media, për shkak të ndërrimit të fanellës me Kristjan Asllanin në pushimin e ndeshjes, si edhe për reagimin pas zëvendësimit apo aludimet se nuk festoi golin e dytë të Kejn.

Legjenda e sulmit anglez, Ian Rajt, ka folur në mbrojtje të Bellingam. 62-vjeçari vlerëson maksimalisht 22-vjeçarin.

“Ata duhet ta krijojnë këtë sepse nuk ka asgjë për të folur deri në Botëror. Kështu që do të merren me këtë gjithë kohës deri në Botëror. Ata urrejnë faktin që nuk mund të ndikojnë negativisht te influenca në karrierën me klube, siç kanë bërë me shumë të tjerë para tij. Një i ri i bekuar me talent dhe dashuri me bollëk”, u shpreh ish-sulmuesi për Bellingam.

Rajt ishte pjesë e historisë tek Arsenali. Në 288 ndeshje ia doli të gjejë rrugën e rrjetës në 185 raste.

Next