Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e hënë, 17 nëntor 2025, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.
Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta. Intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites.
Ditën e martë, 18 nëntor 2025, parashikohen reshje të shtuara në të gjithë territorin e vendit:
Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri lokalisht shumë intensive.
Në Lezhë priten reshje intensive.
Në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive.
Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri mesatare.
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është e angazhuar në monitorimin, koordinimin e masave parandaluese dhe reagimin në kohë në rast të përshkallëzimit të situatës
