Shkak deklarata e tij: Luana Vjollca hedh në gjyq gazetarin e njohur, ky i fundit trondit rrjetin, “gati lista kush del si eskortë në burgje

Përplasja mes gaztarit Elton Tozaj dhe moderatores Luana Vjollca ka kaluar në një tjetër nivel, ku pas akuzave të tij për përndjekje, gazetari tashmë pretendon se ka marrë një telefonatë nga avokati i saj.

Ky konflikt nisi pak ditë më parë, pas një interviste të Tozajt në “Zgjohu me MCN”, ku ai deklaroi se Luana Vjollca ishte “fiksuar” dhe po përndiqte ish-partnerin e saj, Krenar Çoçaj, dhe të dashurën e tij aktuale, Endi Demneri.

Ai përmendi raste specifike, si një fluturim drejt Milanos ku moderatorja dyshohet se ndodhej në të njëjtin avion me çiftin, si dhe pushimet e verës në Saint-Tropez, ku Luana u raportua të ishte shumë afër vendndodhjes së ish-it të saj.

Pas kësaj interviste, duket se ka pasur një reagim nga pala e moderatores. Elton Tozaj ka zbuluar përmes një postimi në “InstaStory” se është kontaktuar ligjërisht. Ai shkroi: “Luana më vë avokatin të më marrë në tel pas intervistës time. Këto s’kanë as guxim të telefonojnë, aq të dh*era janë.”

Por Tozaj nuk u ndal me kaq, pasi menjëherë pas këtij pretendimi, ai lëshoi një paralajmërim të fortë dhe kërcënues në rrjetin social, duke shkruar: “Së shpejti listën kush del si eskortë nëpër burgje.”

Ky agravim i papritur i konfliktit ka tronditur rrjetin dhe ka ngritur pikëpyetje të mëdha se kujt i referohet gazetari me këtë deklaratë të bujshme.

Next