Atentati në dalje të Rinasit ishte një demonstrim i frikshëm i planifikimit dhe ekzekutimit të saktë, duke ngritur pyetje serioze për sigurinë dhe rrjedhjen e informacionit.
Gazetari Artan Hoxha shpjegoi se mënyra e veprimit, e ngjashme me të paktën shtatë ngjarje të tjera, tregon për një grup me një “firmë” të qartë. Çelësi i suksesit të tyre ishte informacioni i saktë
Janë të paktën shtatë ngjarje. Shtatë ngjarje që janë njësoj? Janë të shtata ngjarje ata e kanë patur, e kanë realizuar për fat të keq objektivin, e kanë goditur pra, shënjestrën e tyre dhe fakti që janë të kujdesshëm, pra rikthehen dhe njëherë për t’u siguruar ndaj tek objektivi, dëshmon se cili është.
Në fillim kur folëm ne ishte një i vdekur nga ajo ngjarje, tashmë kemi dy dhe ka marrë rrethana të tjera dhe kemi hetime, dy hetime. Kemi një hetim se si mundi një person i ndjeri Sheqeri të futej brenda radhëve të policisë dhe kemi një hetim tjetër.
Unë mendoj që këtë ngjarje duhet ta marrë SPAK-u në fakt, dhe kemi një hetim tjetër që ka të bëjë direkt me atentatin. Por thashë dhe njëherë, shumë e rëndësishme është një ngjarje që duhet hetuar mirë dhe nëse e gjejnë këtë, ato kontrollet që u bënë në Nikël mbrapa, unë s’besoj shumë.
Sa herë ka ndonjë ngjarje në Rinas, i bien Niklës. Por mbrapa, por mbrapa nuk del. Thuhet se, edhe policia e ndjen presionin dhe prokuroria e ndjen presionin.
Pra gjithë ai presioni i opinionit publik, i medias, donte të shfrynte diku dhe lajmi që shikon se gjetëm një që mund të jetë i lidhur me ngjarjen, ngelet në memorien e publikut, shiko se ne e kapëm, e gjetëm diçka, tha ai.
