Gjithçka është gati!
Sonte starton edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova – spektakli më i madh i vitit, i mbushur me surpriza, emocione dhe momente që do t’ju mbajnë të mbërthyer para ekranit.
Përgatituni të ndiqni çdo detaj LIVE, ekskluzivisht në Klan Kosova, duke filluar nga ora 21:00.
Dhe ka më shumë.
Përveç transmetimit në televizion, PRIME-i i parë do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në kanalin zyrtar të Big Brother VIP Kosova në YouTube, që askush të mos mbetet jashtë kësaj superngjarjeje.
