Shqipëria bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e fundit për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë e Silvinjos rezistuan për 70 minuta dhe më pas u goditën dy herë nga kapiteni i Anglisë, Herri Kejn.hoxhaPas përfundimit të sfidës reagoi edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se është krenar për djemtë dhe se do festojnë për play off-in. Ndër të tjera njofton se puna për sfidat e marsit do të nisë menjëherë.
Postimi i plotë
Sonte zemra jonë luftoi më fort se rezultati. 🇦🇱
Jam krenar për çdo hap, çdo duel dhe falënderoj djemtë për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.
Faleminderit edhe tifozëve për mbështetjen e pakushtëzuar! Ju jeni shtylla e kësaj skuadre. ❤️
Play-off-i është i yni. Sonte festojmë arritjen, ndërsa nga nesër nis puna për sfidat e marsit! 💪
