Gazetari Artan Hoxha ka folur për zhdukjen e Ervis Martinajt, ku tha se edhe familjarët e këtij tëë fundit mendojnë se Jeton Lami ka informacion.
Sipas gazetarit Hoxha, përfshirjen e Jeton Lamit në këtë ngjarje e evidentoi Elvis Lame.
“Ai e nxori në skenë Elvis Lamen, të cilin e kemi njohur në histori si pjesëtar i grupit Admir Tafilit, njeriu që e ndihmoi në arratisjen nga burgu i Drenovës, njeriu që holli granatën në qendër të qytetit, në mënyrë që Admir Tafili dhe 13 persona të tjerë të realizoni arratisjen më të bujshme. Në këtë kohë ai ka qenë vetëm 18-vjeç. Pas ngjarjes së Ervis Martinaj ai ka dalë në skenë fuqishëm, sepse është njeriu që është akuzuar që është përfshirë në ngjarjen e Ervis Martinaj. Duke patur njeriun e afërt të Ervis Martinaj, policia s’kishte nga të merrte informacione për atë. Kundërshtari arriti të kap njeriun më të afërt që kishte Ervis Martinaj, kjo gjë e ekspozoi Ervis Lamen dhe nga aty e mbrapa ai nuk ishte më i dukshëm në kryeqytet”, është shprehur Hoxha në Euronews Albania.
Hoxha tregoi ka biseduar me familjarët e Ervis Martinajn, 10 ditë pasi ky i fundit ishte zhdukur dhe kanë folur biseduar edhe për Jeton Lamin.
“Mbaj mend që babi i Ervis Martinaj, Mustafa Martinaj, tha që “ne dëshirojmë që ai të dali shpejt”, patjetër tha që ai ka informacion dhe ne nuk kemi mundësi se si ta kontaktojmë, dhe tha që “nuk besoj se ai do bashkëpunoj me policinë” dhe në fakt kishin të drejt në dyshime e tyre se fakti që ai doli shpejt i dha të drejtë dyshimit që ai kishte”, u shpreh Hoxha.
Kush është Ervis Lami?
Ervis Lami 31-vjeç është personi që është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se është njëri prej autorëve të tritolit në një restorant në Kamëz. Lami është një emër i njohur për policinë. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e postierit Lulzim Visha, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti.
