Sot bëhen nje vit nga ngjarja e rëndë që tronditi të gjithë opinionin publik, vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj.
E ëma e Martinin, në një deklaratë për gazetarët, tha se djali i saj iku në mënyrën më mizore nga kjo botë.
Ajo kishte edhe një apel për institucionet, por edhe shoqërinë që të mos neglizhojnë situata, të cilat mund të çojnë në ngjarje tragjike.Duke folur në lidhje me kërkesën e prokurorisë për një dënim prej 25 vitesh burg për autorin, ajo u shpreh se mbetet në pritje të vendimit.
“Falenderoj shqiptarët për mbështetjen, iku në mënyrën më mizore nga kjo botë. Nuk e meritonte, shoku iu bë armik dhe i mori jetën. Nuk duhet të heshtim, heshtja vret. Martini ishte futbollist, i dashur, i ëmbël.
Nuk meritonte ikte në atë lloj mënyrë, iu lutem institucioneve, të marrin masa dhe të mos neglizhojnë situata të tjera, askush të mos ketë fatin e Martinit. Do jem këtu dhe do ngre zërin për fëmijën tim. Meritonte një stol në shkollë me emrin tij, apo dhe emrin e palestrës, e meritonte”.
Lidhur me dënimin që pritet të jepet për autorin e ngjarjes, mamaja e Martinit thotë se janë në pritje dhe se janë të gatshëm për ta apeluar nëse sipas tyre, ai vendim nuk do të jetë i duhuri.
“Akoma nuk është marrë vendimi. Jemi në pritje. Unë këtu do jem dhe do e ngrej zërin për fëmijën tim”.
A do ta apeloni?
“Patjetër!”
