A mund të parandalohej atentati në Rinas? Artan Hoxha zbulon mënyrën e vetme për t’i ndalur autorët

Gazetari Artan Hoxha ka folur për atentatit ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit në Rinas, ku tha se autorët nuk mund t’i ndalte asnjë postbllok.

Hoxha tha se ekzekutorët e kishin të qartë objektivin dhe për asgjë nuk do ktheheshin pas.

Gazetari u shpreh se ky atentat mund të ndalohej vetëm me informacion.

Po nuk i ndalon dot me postbllok ata. Me këta vetëm mund të rastisë siç ndodhi me grupin që grabiste në Rinas, në një nga ngjarjet rastisën forcat speciale ata dhe ngeli Admir Murataj i vrarë, kupton? Dhe mënyrë tjetër ti nuk i kap dot ata.

Sepse thashë dhe njëherë, ata janë më të motivuar, ata janë më të, më të qartë në objektivin që kanë dhe ata nga krahu tjetër, e kanë ndarë mendjen për ta bërë atë punë. Ndërkohë polici aty është për të marrë atë rrogën. Ai stacioni policor që është aty, ose komisariati, se komisariat quhet, është komisariati i Policisë së Kufirit. Policia e Kufirit nuk është trup operacional.

Tjetër, aty rri policia e qarkullimit, rri policia e rendit. Më vonë patë në komunikatë kujt ja lanë ata? Ja lanë komisariatit të Farkës. Të, më fal, të Vorës. Pra, çfarë do bëjë komisariati i Vorës që të ndalojë një situatë të tillë? Këto janë ngjarje të cilat ndalohen me parandalim, me informacion, me hetim që kryhet, duke ditur që kush është në aktivitet, u shpreh Hoxha.

Next