Mbrëmjen e kaluar, shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4” iu bashkua edhe reperja Benita Zena, e cila mahniti publikun me hyrjen e saj, por edhe me ndryshimin e madh në dukje.
Për ata që nuk e mbajnë mend, Benita është bërë pjesë e tregut muzikor qysh në moshë të re, por imazhi i saj i dikurshëm është shumë larg atij që shohim sot në ekran.
Duke bërë një krahasim mes fotove të saj të viteve të mëparshme dhe paraqitjes aktuale, vihet re se ajo ka pësuar ndryshime drastike në pamje. Përveç dhëmbëve me “diamant” që ranë menjëherë në sy, reperja ka ndryshuar rrënjësisht stilin e flokëve dhe tiparet e fytyrës, duke ardhur me një imazh krejtësisht të ri dhe të kuruar në detaje.
Kjo metamorfozë e saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e komentuesve në rrjet, të cilët kanë vënë në dukje diferencën e madhe të Benitës ndër vite.


