Një 44-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në verandën e restorantit të tij në Detroit Lions
Viktima Francesk Shkambi u thirr nga autori për të dalë jashtë lokalit dhe në atë moment e qëlloi me armë.
Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 21:40 ku shqiptari u gjet i pajetë në verandë.
I dyshuari, një banor i Farmington Hills, u dorëzua rreth 20 minuta pas krimit, ndërsa u gjet pistoleta me të cilën u krye vrasja, që rezulton të ishte raportuar e vjedhur.
Autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar si Tonin Pjetri. Nipi i viktimës tha për CBS Detroit se i 65 vjeçari ishte mik i Franceskut.
“Ishte mik i tij”, tha Mark Gjura. “Ai ka ardhur këtu dhe ka ngrënë darkë me ne në të kaluarën. Gjatë ndeshjes së Lions, mora një telefonatë nga miqtë që më thanë se kishte pasur të shtëna në Prime 7 sepse unë punoja atje, dhe mamaja ime tha: ‘Është Franco, është Franco’, dhe pastaj nxituam për në spital të gjithë së bashku si familje.”
Sipas WWJ, Shkambi rezulton i dënuar në vitin 2013 për posedim dhe shpërndarje të kokainës, heroinës, marihuanës dhe ekstazisë, ndërsa u lirua në dhjetor 2024.

