Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër, e fundit për kualifikim në Botëror.
Por, ajo çka po befason në këtë ndeshje që po zhvillohet me ritëm të shpejt, është fakti që Granit Xhaka po vërshëllehet nga tifozët e Kosovës, shkruan IndeksOnline.
E rreth këtij veprimi të tifozëve ka reaguar trajneri Ismet Munishi.
Ai ka postuar në facebook një foto me Xhakën, të cilin e ka quajtur krenari.
”Krenaria e Kombit Granit Xhaka”, ka shkruar Munishi.
