E FUNDIT/ Konkurenti largohet nga shtëpia Big Brother VIP, pasi humb njeriun e shtrenjtë

Dalja e papritur e Mentor Hazirit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova pa u mbushur 24 orë ka një shpjegim të dhimbshëm. Këngëtari ka lënë garën për shkak të gjendjes së rënduar emocionale pas humbjes së djalit të dajës, regjisorit të njohur Kushtrim Asllani.

​Ndonëse Mentori provoi të bëhej pjesë e formatit, dhimbja e freskët e bëri të pamundur vazhdimin. Kjo gjendje zie vërehet qartë edhe në reagimin e tij të parë publik në momentin kur ndodhi tragjedia, pak javë më parë.

​Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, Mentori shkruante me dhimbje të madhe për humbjen e parakohshme:

​”Kushtrimi, djali i dajës, na la e na tronditi të gjithëve sot. Një djalë shembullor, një artist e regjisor me një kontribut të madh në teatrin e Ferizajt e komunitetin tonë artistik. Një djalë që na donte të gjithëve e që priste me ardhë me na pa në pranverë. Të pushoftë shpirti në parajsë, Kusho!”

​Ky dedikim tregon lidhjen e fortë që kishin dhe shpjegon pse këngëtari e kishte të pamundur të gjente forcën për lojë në një moment kaq delikat për familjen e tij. /Prive

Next