Moti i keq shkakton përmbytje në Krujë, sipërfaqe të mëdha toke nën “pushtetin” e ujit! Rrezikohen biznese e banesa, kanalet jashtë funksionit

Moti i keq ka shkaktuar problematika në fshatrat e Krujës. Raportohet se situata më problematike paraqitet në Murqinë, ku uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokë.

Niveli i ujit ka arritur pika alarmante, pasi nëse reshjet do vijojnë me këtë intensitet rrezikohet përmbytja e bizneseve dhe banesa pasi kanalet nuk funksionojnë.

Shumica e kanaleve kanë dekada pa pastruar dhe janë të bllokuara.

Kujtojmë që në fshatin Murqinë në të kaluarën është dashur ndërhyrja e palombarëve te RENEAS dhe helikopterit për të evakuuar banorët.

Next