Për ju që e humbët, këta janë 19 banorët e Big Brother VIP Kosova 4

Spektakli i “Big Brother VIP Kosova 4” ka nisur zyrtarisht mbrëmjen e së hënës (17 Nëntor), duke zbuluar kastin e personazheve të famshëm që do të jenë pjesë e kësaj aventure.

Pas javësh të tëra aludimesh dhe pritshmërish të larta, nata e parë e moderuar nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi prezantoi një nga një konkurrentët, të cilët vijnë nga fusha të ndryshme si televizioni, muzika dhe bota e rrjeteve sociale.

Hyrja e parë ishte surpriza e madhe e moderatores sportive Hygerta Sako, e ndjekur nga hyrje të bujshme si ajo e modeles së “OnlyFans”, Bia Khalifa, dhe personazhit të njohur Linda Rei.

Për ju që e humbët natën e parë të spektaklit, më poshtë është lista e plotë e banorëve që i janë bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë:

* Hygerta Sako
* Alba Pollozhani
* Bia Khalifa
* Eduard Kuçi
* Linda Rei
* Ibro Deli
* Nailir Piri
* Dolce Dona
* Londrim Mekaj
* Sasa Hoda
* Ardit Stafa
* Klodian Mihaj
* Elijona
* Shkurte Haxhiu
* Toney
* Getoar
* Kushtrim Krelani
* Mentor Haziri
* Benita Zena

Me një kast kaq të larmishëm dhe me personalitete të forta, ky edicion i katërt pritet të sjellë dinamika të shumta, debate dhe të mbajë publikun të mbërthyer pas ekranit.

Next